Ndërlidhjet

“Billboard” ndan çmimet për muzikë


Justin Bieber
Justin Bieber
Këngëtarët e popit, Taylor Swift dhe Justin Bieber, kanë qenë fituesit më të mëdhenj të çmimeve që ka ndarë revista Billboard, në Las Vegas.

Swift është nderuar me çmimin e artistes së vitit dhe shtatë të tjera. Bieber, ndërkaq, ka marrë tre çmime, përfshirë atë të artistit më të mirë mashkull.

Evenimenti ka nderuar edhe Madonën për turneun MDMA, i cili ka mbledhur më shumë para se çdo seri tjetër e koncerteve më 2012.

“Billboard” është revista më e shquar amerikane, e cila mbulon biznesin muzikor.
XS
SM
MD
LG