Ndërlidhjet

logo-print

Kina kërkon bashkëpunim dhe besim nga India


Kryeministrat e Kinës dhe të Indisë, Li Keqiang dhe Manmohan Singh. Nju Delhi, 20 maj 2013.

Kryeministrat e Kinës dhe të Indisë, Li Keqiang dhe Manmohan Singh. Nju Delhi, 20 maj 2013.

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, ka thënë se vendi i tij do që të ndërtojë bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë me Indinë.

“Paqja në botë nuk mund të bëhet realitet pa bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve më të populluara të botës”, ka thënë Keqiang.

Ai i ka bërë këto komente në Nju Delhi, ku po qëndron për vizitë zyrtare.

Vizita e tij vjen në kohën kur dy fuqitë fqinje kanë shtuar përpjekjet për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare, të vjetër me dekada, si dhe për të forcuar lidhjet ekonomike.

Mosmarrëveshja kufitare është rindezur muajin e kaluar, pasi India ka akuzuar trupat kineze se kanë kaluar kufirin de facto të vendeve në Himalaje.

Mosmarrëveshja për territorin në rajonin Ladakh daton qysh në vitet 1950.
XS
SM
MD
LG