Ndërlidhjet

logo-print

Së paku 14 të vrarë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Së paku 14 persona, përfshirë një politikan, kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në veri të Afganistanit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se sulmuesi ka shpërthyer eksplozivët para një ndërtese qeveritare në qytetin Pul-e Khumri.

Mësohet se kreu i këshillit provincial, Rasoul Mohseni, dhe disa roje të tij janë në mesin e të vrarëve.

Autoritetet spitalore kanë konfirmuar edhe vdekjen e shtatë civilëve.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG