Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbia s’premton të pamundurën


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Westerwelle ka thënë se pret që Serbia, së shpejti, të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes me Kosovën.

Nikolliq ka thënë se Serbia është e përkushtuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe në përparimin e mëtejshëm drejt BE-së, por ka thënë se nuk do të mashtrojë partnerët evropianë, duke premtuar diçka që nuk mund të përmbushë.

Sipas mediave serbe, Nikolliq, në këtë mënyrë, ka vënë në pah se Serbia nuk do të njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Westerwelle ka arritur të dielën mbrëma në Beograd, ku është pritur nga zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai takon sot edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, para se të vazhdojë udhëtimin për në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG