Ndërlidhjet

Serbët e veriut sërish me Vuçiqin


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës do të bisedojnë sot në Beograd me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Televizioni serb B92 raporton se temë e bisedimeve do të jetë marrëveshjea midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Serbët e veriut kundërshtojnë këtë marrëveshje, duke thënë se zbatimi i saj do t’i vinte ata nën autoritetin e Prishtinës zyrtare.

Ata janë takuar disa herë me përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në përpjekje për të gjetur gjuhë të përbashkët. Për këtë qëllim, në veri të Kosovës, ditë më parë, ka qëndruar edhe vetë Vuçiqi.

Për Serbinë është i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjes, pasi i hap rrugë avancimit të saj në procesin e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG