Ndërlidhjet

Sulme të reja vdekjeprurëse në Irak


Basra, 20 maj 2013.

Basra, 20 maj 2013.

Së paku 26 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe jugore të Irakut.

Bagdadi është goditur më së keqi. Së paku pesë makina bombë kanë shpërthyer pranë stacioneve të autobusëve në lagjet e banuara me shumicë shiite.

Dy bomba kanë shpërthyer edhe në qytetin Basra.

Tensionet midis pakicës sunite dhe shumicës shiite duket të kenë arritur nivelin më të lartë prejse trupat e Shteteve të Bashkuara janë tërhequr nga Iraku në dhjetor të vitit 2011.

Sunitët kanë akuzuar qeverinë shiite se margjinalizon komunitetin e tyre dhe liderët e tyre politikë.

Iraku ka parë kulmin e sulmeve javën e kaluar. Vetëm të premten, shpërthimet kanë lënë së paku 75 njerëz të vrarë anembanë vendit.
XS
SM
MD
LG