Ndërlidhjet

Koreja V. hedh raketën e pestë në tre ditë


Ilustrim

Ilustrim

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër në ujërat e saj lindorë – të pestën brenda tre ditësh.

Phenjani ka thënë se testet janë pjesë e stërvitjeve të ligjshme, për të forcuar mbrojtjen nga kërcënimet e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut.

“Ushtria jonë po kryen stërvitje ushtarake, në mënyrë që të përballojë kërcënimet në rritje nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”, ka lexuar folësi i lajmeve deklaratën e Ministrisë së Brendshme verikoreane.

Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka kërcënuar vazhdimisht Shtetet e Bashkuara me sulme bërthamore, ndërsa me Jugun ka thënë se ka shpallur gjendje lufte.

Tensionet janë përshkallëzuar prejse Kombet e Bashkuara kanë miratuar sanksione të reja kundër Phenjanit, për shkak të provës së tretë bërthamore, që ka kryer në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG