Ndërlidhjet

Ditë e përgjakshme në Irak, mbi 60 të vrarë


Bagdad, 20 maj 2013.
Bagdad, 20 maj 2013.
Së paku 63 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga një seri sulmesh me bomba në pjesën qendrore dhe jugore të Irakut.

Në Bagdad kanë shpërthyer pesë makina bombë pranë stacioneve të autobusëve në lagjet e banuara me shiitë, duke vrarë 39 njerëz.

Dy bomba kanë shpërthyer edhe në qytetin Basra, ku janë vrarë 14 persona.

Tensionet midis pakicës sunite dhe shumicës shiite duket të kenë arritur nivelin më të lartë prejse trupat e Shteteve të Bashkuara janë tërheqhur nga Iraku, në dhjetor të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG