Ndërlidhjet

Jahjaga: Guri i Paqes - shenjë e miqësisë Japoni - Kosovë


Ceremonia e inaugurimit të Gurit të Paqes
Ceremonia e inaugurimit të Gurit të Paqes
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar të hënën se “Guri i Paqes”, që në Kosovë është sjellur nga Hiroshima në Japoni, paraqet shenjë të miqësisë Kosovë – Japoni.

Këto komente ajo i bëri me rastin e vendosjes së këtij guri në Prishtinë.

Me këtë rast, zonja Jahjaga është takuar me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Shigeo Iwatani, dhe përfaqësuesin e Asociacionit “Guri për Paqe”, Michio Umemota.

Zonja Jahjaga e ka falënderuar ambasadorin japonez për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës.

Në fjalimin e saj për nder të inaugurimit të Gurit të Paqes, Atifete Jahjaga, tha se “ky gur simbolizon dëshirën për paqe të qytetarëve të vendit tim” dhe shtoi se ky gur “e bartë simbolin, që lufta të mos ndodhë asnjëherë, por gjithmonë në mes të njerëzve të mbretëroj paqja”.

Më tutje, siç njoftoi presidenca e Kosovës, ajo tha se”Prishtina sot iu bashkua qyteteve të tjera të botës, që e kanë këtë simbol të paqes” dhe se “nuk ka simbolikë më të qëlluar se kjo për të filluar Javën e tolerancës dhe të pajtimit”.

“Kosova është shtet shumetnik, shumëfetar dhe shumëkulturor. Toleranca, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa midis të gjithë qytetarëve pa dallim, është vlerë me të cilën mburremi dhe mbi bazë të së cilës e kemi ndërtuar shtetin tonë”, tha Jahgjaga.

Ajo vlerësoi se “këto janë vlera që ne i sjellim si shteti më i ri i Evropës, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjërë”.(f.bujupi)
XS
SM
MD
LG