Ndërlidhjet

Kosovë: Policia arrestoi mjekun për ryshfet


Policia e Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një mjek i repartit të kirurgjisë pediatrike me inicialet S. S., 33 vjeçar, i dyshuar për marrje të ryshfetit.

Ka dyshime se ai për një intervenim kirurgjik në repartin e pediatrisë ka kërkuar para të gatshme në vlerë prej 200 eurosh.

Sipas policisë, arrestimi është bërë me aplikimin e masave të fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit – simulimi – me ç’rast i dyshuari është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet prej 200 eurosh.

Policia u bënë thirrje qytetarëve, që nëse ballafaqohen me ndonjë rast të kërkimit të ryshfetit për kryerjen e shërbimeve, menjëherë të paraqiten në polici.
XS
SM
MD
LG