Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e morën përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës


Policët në vendin e sulmit vetëvrasës me bombë në provincën Baghlan

Policët në vendin e sulmit vetëvrasës me bombë në provincën Baghlan

Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në pjesën veriore të Afganistanit, nga i cili janë vrarë së paku 14 vetë, përfshirë edhe një politikan provincial të lartë.

Zyrtari i lartë policor në provincën Baghlan, Sadeq Muradi, tha se sulmuesi vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin para ndërtesës së Këshillit Provincial në qytetin Pol-e Khomri.

Në mesin e të vrarë ishte edhe politikani Rasoul Mohseni, shef i Këshillit Provincial, dhe një numër i civilëve.

Raportohet se Mohseni kishte marrë shumë kërcënime për vdekje.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një mesazhi tekstual dërguar gazetarëve.
XS
SM
MD
LG