Ndërlidhjet

Pakistan: Sharif kërkon bisedime me talibanët


Nawaz Sharif (në mes) gjatë fjalimit në qytetin Lahore

Nawaz Sharif (në mes) gjatë fjalimit në qytetin Lahore

Kryeministri i zgjedhur i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka bërë thirrje për dialog me militantët e linjës së fortë talibanë, që po zhvillojnë luftë kundër qeverisë.

Në një fjalim të sotëm, zoti Sharif, tha se oferta e kaluar talibane për bisedime duhet të merret seriozisht në shqyrtim.

Lidhja Myslimane e Pakistanit e Nawaz Sharifit ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe pritet që së shpejti ta formoj qeverinë e re.

Sharifi i ka mbështetur bisedimet me talibanët në të kaluarën, por kjo është hera e parë që ai paralajmëron se me gjasë do ta miratoj atë si politikë të administratës së tij.

Në muajin Shkurt të këtij viti, talibanët kërkuan që ai të veproj si garantues i takimeve të mundshme me ushtrinë.

Prej fillimit të kryengritjes në vitin 2003, mijëra civilë dhe ushtarë janë vrarë nga sulmet e talibanëve dhe operacionet ushtarake.
XS
SM
MD
LG