Ndërlidhjet

Rusi: Shërbimet e sigurimit e kanë zbuluar një sulm terrorist


Pamje nga Moska

Pamje nga Moska

Agjencia ruse e kundër-terrorizmit thotë se forcat e saj e kanë zbuluar një sulm terrorist në Moskë.

Në deklaratën e sotme, Komiteti Kombëtar Antiterror, tha se dy nga komplotistët e dyshuar janë vrarë, pas një përleshjeje me armë në një lagje të Moskës, ndërsa i dyshuari i tretë është arrestuar.

Një pjesëtar i forcave të sigurisë është plagosur lehtë.

Të tre të dyshuarit ishin me kombësi etnike ruse.

U tha se ata ishin të dyshuar se ishin stërvitur në rajonin kufitar ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë komplot.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se presidenti Vladimir Putin ishte informuar për komplotin e dështuar.

Sulmi i fundit i madh terrorist në Moskë ishte ai vetëvrasës me bombë në aeroportin ndërkombëtar Domodedovo, në Janar të vitit 2011, me ç’rast janë vrarë 37 vetë.
XS
SM
MD
LG