Ndërlidhjet

logo-print

Okllahoma: Nga stuhia shumë të vrarë dhe të plagosur


Një banor i shikon dëmet e shkaktuara nga stuhia në Mur të Okllahomës

Një banor i shikon dëmet e shkaktuara nga stuhia në Mur të Okllahomës

Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqshme, me shpejtësi deri në 320 milometra në orë, në shtetin Okllahoma në Shtetet e Bashkuara.

Spiralja natyrore me gjerësi afro një kilometër, mbrëmë e ka goditur qytetin Mur, që është një lagje e qytetit të Okllahomës.

Stuhia shkatërroi çdo gjë, prej shtëpive e deri te veturat nëpër rrugë.

Sipas Zyrës së kontrollit mjekësor në Okllahoma, në mesin e atyre që humbën jetën janë edhe 20 fëmijë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendje të shkatërrimit madhor në rajon dhe ka urdhëruar autoritetet federale që të ndihmojnë në përpjekjet për ripëtritje.
XS
SM
MD
LG