Ndërlidhjet

Irak: Pas dhunës, kryeministri premton ndryshim të strategjisë


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, thotë se do ta ndryshoj strategjinë e sigurisë.

Këto komente ai i bëri mbrëmë vonë, pas një vale të dhunës në gjithë Irakun, nga e cila u vranë së paku 70 vetë.

Zoti al-Maliki tha se qeveria e tij do të “bëjë ndryshime në postet e larta dhe të mesme të atyre që janë përgjegjës për siguri dhe për strategji të sigurisë”.

Ai ka shprehur përkushtim se ekstremistët “nuk do të mund ta kthejnë Irakun në konflikt sektar”, nga i cili gjatë viteve të kaluara janë vrarë mijëra vetë.
XS
SM
MD
LG