Ndërlidhjet

Kinë: U kthye anija me ekuipazh e zënë nga K. Veriore


Ilustrim

Ilustrim

Kina thotë se Koreja Veriore i ka liruar 16 peshkatarë kinezë, që ishin zënë së bashku me anijen e tyre, para dy javësh. Ka dyshime se ata janë mbajtur me qëllim që të kërkohen para.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Ksinhua, ka raportuar sot se peshkatarët tashmë ishin nisur për në Kinë.

Pronari i anijes e ka konfirmuar lirimin dhe tha se nuk ka paguar para për lirimin e tyre.

Anija ishte zënë më 5 Maj nga shtetasit e paidentifikuar të Koresë Veriore, të cilët kishin kërkuar 98 mijë dollarë amerikanë, për lirimin e peshkatarëve dhe të anijes.

Por, gjatë ditës së djeshme, diplomatët kinezë kishin zhvilluar negociata me Korenë Veriore për këtë incident.

Raportohet se ky rast i ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, megjithqë Kina është aleati më i madh i Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG