Ndërlidhjet

Rusi: Rasti Politkovskaya përsëri dërgohet në gjykatë


Pamje nga Moska

Pamje nga Moska

Rasti i vrasjes së gazetares së njohur ruse, Anna Politkovskaya, në vitin 2006, përsëri do të dërgohet në gjykatë.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, tha sot se pesë persona janë akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Këta pesë vetë janë Lom-Ali Gaitukayev, nga Çeçenia, dhe nipërit e tij Rustam, Ibragim dhe Dzhabrail Makhmudov, dhe ish-polici Sergei Khadzhikurbanov.

Tre nga të akuzuarit ishin liruar nga akuzat në vitin 2009, por tash ata rigjykohen.

Ish-polici tjetër, Dmitry Pavlyuchenkov, që ishte pajtuar për të bashkëpunuar me hetuesit, është gjykuar në një proces të ndarë dhe në muajin Dhjetor është dënuar me 11 vjet burg, për rolin e tij në këtë rast.

E ndjera Politkovskaya ishte qëlluar për vdekje afër banesës së saj në Moskë.

Ajo ishte e njohur për raportet e saj investigative për abuzimet e të drejtave të njeriut në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG