Ndërlidhjet

Siri: Shkëmbim të shtënash në kufirin me Izraelin


Kulla e observimit e Kombeve të Bashkuara në Rrafshnaltën e Golanit

Kulla e observimit e Kombeve të Bashkuara në Rrafshnaltën e Golanit

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se patrullat e saj u ishin nënshtruar tpë shtënave nga armët nga Siria, në Rrafshnaltën e Golanit.

Ushtria tha se nga sulmi është dëmtuar një makinë, por nuk ka pasur viktima në njerëz.

Sipas kumtesës, patrulla izraelite e ka kthyer zjarrin duke qitur në burim dhe ka raportuar për goditje direkte”.

Nëkumtesën e Izraelit nuk jepen detaje të tjera lidhur me këtë incident, që ndodhi gjatë natës.

Izraeli e ka okupuar Rrafshnaltën e Golanit gjatë luftës në vitin 1967. Por, ky vend strategjik herë pas here sulmohet nga të shtënat nga lufta civile në Siri, ndërsa forcat izraelite, megjithqë vlerësohet se zjarri është i rastësishëm, ndonjë herë i kthejnë të shtënat.
XS
SM
MD
LG