Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: U arrestua i dyshuari për sulm kundër gazetarëve


Pamje nga protesta e djeshme e gazetarëve në Kiev

Pamje nga protesta e djeshme e gazetarëve në Kiev

Një person i dyshuar për rrahjen e dy gazetarëve në kryeqytetin Kiev, në Ukrainë, është arrestuar.

Ministri i brendshëm, Vitaliy Yakharchenko, tha sot në parlament se i dyshuari për sulmin e së shtunës, Vadim Titutshko, është akuzuar për huliganizëm.

Të shtunën, një grup i personave me pamje sportive i sulmuan aktivistët opozitarë, gjatë protestës “Ngritu Ukrainë”, e cila është mbajtur në Kiev.

Gjatë këtij sulmi disa aktivistë janë plagosur, përfshirë edhe dy gazetarë, Olha Snitsarchuk dhe Vadym Sodel.

Dje një grup i gazetarëve ka protestuar në Kiev, duke kërkuar që sulmuesit të sillen para drejtësisë.

Ligjvënësit opozitarë kanë kërkuar shpjegime lidhur me pohimet se policia kishte hezituar të ndërhyjë gjatë rrahjeve.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe organizata Freedom House i kanë dënuar sulmet dhe kanë kërkuar nga autoritetet në Ukrainë, që të zhvillojnë hetime për këtë rast.
XS
SM
MD
LG