Ndërlidhjet

Irak: Vazhuan sulmet vdekjeprurëse me bomba


Banorët e qytetit Tuz Khormat janë tubuar në vendin e shpërthimit

Banorët e qytetit Tuz Khormat janë tubuar në vendin e shpërthimit

Zyrtarët e sigurisë në Irak thonë se nga sulmet e sotme janë vrarë së paku shtatë vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Tre vetë janë vrarë dhe më se 40 të tjerë janë plagosur nga dy sulme me makina – bomba në qytetin Tuz Khormato, në provincën Salaheddin, 170 kilometra në veri të Bagdadit.

Dy makina të parakuara afër tregut të qytetit eksploduan në momentin kur u hapën shitoret.

Në qytetin Tarmiyah, në veri të kryeqytetit Bagdad, nga një sulm vetëvrasës janë vrarë tre ushtarë. Menjëherë pas shpërthimit, militantët kishin hapur zjarr kundër ushtarëve.

Në qytetin Krikuk, në veri të Irakut, nga shpërthimi i dy bombave në një treg të bagëtive, është vrarë një person dhe plagosur 15 të tjerë.

Dje nga dhuna në gjithë Irakun, janë vrarë së paku 70 vetë.
XS
SM
MD
LG