Ndërlidhjet

Kosovë: Hoxhaj dërgon ngushëllime për Oklahoman


Pamje e shkatërrimeve në Okllahoma

Pamje e shkatërrimeve në Okllahoma

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, pas uraganit shkatërrues, që e ka goditur shtetin Oklahoma, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.

“Ju lutem ua përcillni ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve të prekura dhe lutjet tona për shërimin e shpjetë të të lënduarve”, thuhet, pos tjerash, në telegram.

Ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësim dhe pikëllim të thellë për pasojat e rënda të kësaj fatkeqësie natyrore, nga e cila kanë vdekur dhjetëra qytetarë amerikanë dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Në këto momente të vështira, populli i Kosovës solidarizohet plotësisht me popullin amerikan, thuhet në telegramin e Enver Hoxhajt.
XS
SM
MD
LG