Ndërlidhjet

Kirgizi: Tërheqje nga marrëveshja me SHBA-të


Ushtarët amerikanë duke hipur në aeroplan në bazën Manas

Ushtarët amerikanë duke hipur në aeroplan në bazën Manas

Qeveria e Kirgizisë ka vendosur ta anuloj marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për përdorim të Qendrës tranzitore në aeroportin ndërkombëtar në Manas, afër kryeqytetit Bishkek, nga NATO-ja, deri në vitin 2014.

Në njoftimin e paraqitur sot në faqen në Internet të qeverisë në Bishkek, thuhet se propozim-vendimi do të paraqitet në parlament për miratim.

Nga Qendra tranzitore është mbështetur koalicioni ndërkombëtar ushtarak i vendosur në Afganistan.

Qendra është bazë tranzitore për ushtarët dhe furnizimet, dhe në të gjenden afro një mijë ushtarë amerikanë dhe disa aeroplanë transportues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, disa herë ka deklaruar se në Manas “nuk do të vendoset asnjë kapacitet ushtarak”, pasi trupat e NATO-s ta përfundojnë tërheqjen nga Afganistani, në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG