Ndërlidhjet

Kocijançiq: Kërkohen hapa të prekshëm


Maja Kocijançiq
Maja Kocijançiq
Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë është e një rëndësie kyçe, ndërsa pajtueshmëria për “hapat e prekshëm” për zbatimin e saj, është ajo që e dëshiron përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, nga takimi i sotëm Hashim Thaçi – Ivica Daçiq.

Kështu u tha gazetarëve sot në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

Ajo ka njoftuar se Catherine Ashton në orën 16 së pari do të takohet ndaras me Daçiqin dhe Thaçin, e pastaj ata të gjithë së bashku do ta kenë një “darkë punuese”.

Maja Kocijançiqi tha se takimi i sotëm mund të zgjasë më gjatë, ndërsa qëllimi është arritja e një pajtueshmërie të qartë për zbatimin e marrëveshjes për nromalizim.
XS
SM
MD
LG