Ndërlidhjet

Rusi, Azerbajxhan: Planifikohet hetim për Eurovision


Fituesja Emmelie de Forest gjatë pjesëmarrjes në Eurovision

Fituesja Emmelie de Forest gjatë pjesëmarrjes në Eurovision

Rusia dhe Azerbajxhani thonë se do të zhvillojnë hetime për shkeljet e mundshme në këngën e Eurovisionit, pasi Azerbajxhani i dha “zero poena” kandidates ruse, Dina Garipova.

Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, tha sot në një konferencë për gazetarë në Moskë, së bashku me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, se operatorët e telefonisë mobile në Azerbajxhan, kanë raportuar se Garipova ishte e dyta në votimet lokale.

Sipas tij, kjo do t’i mundësonte asaj 10 pikë.

Këngëtarja Garipova u plasua e pesta në garën për këngën më të mirë të Eurovisionit, që u zhvillua në Malme të Suedisë.

Lavrov tha se incidenti ishte i “tmerrshëm” dhe premtoi se kjo nuk do të mbetet “pa përgjigjje”.

Dje ambasadori i Azerbajxhanit në Rusi ka njoftuar se presidenti Ilham Aliyev, kishte urdhëruar hetime për llogaritjen e votave.

Eurovisioni përfundoi me mbrëmjen finale ditën e shtunë, ndërsa fituese doli Emmelie de Forest nga Danimarka.
XS
SM
MD
LG