Ndërlidhjet

Nisin takimet dypalëshe me Ashtonin


Daçiq - Ashton - Thaçi (foto arkivi)

Daçiq - Ashton - Thaçi (foto arkivi)

Në Bruksel ka nisur takimi i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, dhe delegacionin e tij.

Takimi do të pasohet nga bisedime të ngjashme të baroneshës Ashton me delegacionin e Kosovës, i cili kryesohet nga kryeministri Hashim Thaçi.

Të gjitha këto i paraprijnë takimit trepalësh Thaçi-Ashton-Daçiq, në të cilin për sot është paraparë të diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Kjo ka qenë marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por zbatimi i saj ka ngecur. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin.

Në anën tjetër, zbatimi i saj është kyç, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin, që të shënojnë përparime në procesin e integrimit evropian.

Para takimit të sotëm, kryeministri Thaçi është shprehur optimist për arritjen e pajtimit rreth planit të zbatimit.
XS
SM
MD
LG