Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarri midis Izraelit e Sirisë


Lartësitë Golan
Lartësitë Golan
Ushtria izraelite ka thënë se një prej patrullave të saj është sulmuar me armë zjarri nga Siria.

Ajo ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur në Lartësitë Golan dhe se ka dëmtuar vetëm një automjet.

Deklarata po ashtu njofton se ushtria izraelite është përgjigjur me zjarr.

Në anën tjetër, ushtria e Sirisë ka konfirmuar sulmin, duke thënë se ka shkatërruar një automjet të ushtirsë izraelite, i cili, sipas saj, ka kaluar linjën e armëpushimit në Lartësitë Golan.

Ushtria e Izraelit ka hedhur poshtë këto pohime.

Izraeli ka marrë Lartësitë Golan në luftën e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG