Ndërlidhjet

Obama premton ndihmë urgjente për Oklahoman


Presidenti Barack Obama dhe zëvendësi i tij, Joe Biden.

Presidenti Barack Obama dhe zëvendësi i tij, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar ndihmën urgjente të qeverisë për viktimat e tornados masiv, që ka goditur qytetin Mur të Oklahomas.

“Si një komb, fokusi ynë do të jetë në punën urgjente të shpëtimit, të rimëkëmbjes dhe të rindërtimit”, ka thënë Obama.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti e ka përshkruar stuhinë si një ndër “tornadot më shkatërrues në histori”, ndonëse nuk dihet ende shkalla e plotë e shkatërrimit.

Autoritetet kanë thënë se së paku 24 njerëz janë vrarë nga stuhia, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur ose figurojnë të zhdukur.

Raportet e mëhershme kanë folur për më shumë të vdekur, por është thënë se ato mund të kenë përfshirë raportime të dyfishta të viktimave.

Në mesin e të vrarëve thuhet të jenë edhe fëmijë nën moshën 12-vjeçare.

Obama ka shpallur gjendje të fatkeqësisë në rajon.
XS
SM
MD
LG