Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Obamën


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas viktimave dhe shkatërrimeve që ka shkaktuar tornadoja në shtetin e Oklahomas.

“Në këtë kohë zie dhe dhimbjeje për vendin Tuaj, mendimet dhe lutjet tona janë me Ju”, thuhet në telegramin e presidentes Jahjaga.

Autoritetet amerikane i kanë ngushëlluar edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Nga tornadoja që ka goditur të hënën qytetin Mur të Oklahomas kanë humbur jetën së paku 24 njerëz.
XS
SM
MD
LG