Ndërlidhjet

Arabia Saudite ekzekuton 5 jemenas


Ilustrim
Ilustrim
Arabia Saudite ka ekzekutuar pesë jemenas, të dënuar për vrasje dhe një seri plaçkitjesh.

Trupat e tyre janë varur në publik në qytetin Jizan, pranë kufirit me Jemenin.

Vrasjet, plaçkitjet me armë, trafikimi i drogës dhe përdhunimi janë vepra, të cilat Ligji i Sheriatit në Arabinë Saudite i dënon me vdekje.

Së paku 46 persona janë ekzekutuar në Arabinë Saudite këtë vit.

Pesë jemenasit thuhet të kenë vrarë një njeri duke e rrahur dhe duke i zënë frymën.
XS
SM
MD
LG