Ndërlidhjet

Jahjaga e Schlumberger biseduan për zgjedhjet


Prishtinë, 21 maj 2013.

Prishtinë, 21 maj 2013.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka biseduar për angazhimin e këtij misioni në zgjedhjet komunale në Republikën e Kosovës.

Jahjaga ka thënë se zgjedhjet komunale do të mbahen brenda afatit ligjor këtë vit dhe se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet të jenë demokratike, të lira dhe të ndershme.

“Këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme, sepse do të shpallen dhe do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë, është paraparë që të mbahen zgjedhjet komunale edhe në katër komunat në veri të Kosovës dhe është paraparë me një pikë të veçantë që në mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve të angazhohet edhe OSBE-ja”, ka thënë Jahjaga.

Ambasadori Schluberger ka bërë të ditur se misioni i OSBE-së ka nisur tashmë konsultimet e nevojshme që të luajë rolin e tij në procesin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet pritet të mbahen në vjeshtë.
XS
SM
MD
LG