Ndërlidhjet

Apple dëshmon para Senatit amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Drejtuesit e Apple janë shfaqur para një paneli të Senatit amerikan për të mbrojtur praktikat tatimore të kompanisë së tyre.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka dëshmuar para Nënkomitetit të Përhershëm për Hetime.

Paneli ka thënë se Apple, kompania më e vlefshme në botë, përdor vakume në legjislasionin amerikan për taksa, për të shmangur pagesën e tyre.

Paneli ka thënë se Apple shmang taksat duke zhvendosur përfitimet në një “ueb-faqe komplekse” të filialeve të huaja.

Por, ai ka theksuar se nuk ka ndonjë shenjë se kompania është duke vepruar ilegalisht.

Cook i ka thënë panelit se Apple është korporata më e madhe taksapaguese në SHBA dhe se nuk bën “dredhi”.
XS
SM
MD
LG