Ndërlidhjet

Rritet numri i të burgosurave afgane për “krime morale”


Afganistan
Afganistan
Human Rights Watch ka bërë të ditur se numri i grave dhe vajzave afgane të burgosura për “krime morale” është rritur për 50 për qind në 18 muajt e fundit.

Grupi për të drejta të njeriut ka prezantuar gjetjet në një konferencë për media në Kabul.

Ai ka njoftuar se 600 gra afgane ndodhen aktualisht prapa grilave për shkak të “krimeve morale”.

HRW ka thënë se shumica e tyre kanë qenë viktima të sulmeve seksuale dhe të dhunës familjare, të cilat kanë ikur nga sulmuesit e tyre.

Organizata i ka bërë thirrje presidentit afgan, Hamid Karzai, që të ndalojë burgosjen e vajzave që largohen nga shtëpitë.
XS
SM
MD
LG