Ndërlidhjet

Irani largon "të moderuarit" nga gara për president


Ilustrim
Ilustrim
Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, dhe një ndihmës i afërt i presidentit në largim, Mahmud Ahmadinejad, janë ndaluar të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Këshilli i Gardës nuk ka dhënë shpjegim për vendimin që përjashton Rafsanjanin dhe Esfandiar Rahim Masahien.

Vetëm tetë nga 686 kandidatët potencialë, të regjistruar për zgjedhjet e 14 qershorit, janë miratuar.

Lista përfshin kryenegociatorin bërthamor të Iranit, Said Jalili, dhe ish-ministrin e Jashtëm, Ali Akbar Velayati.

Pas përjashtimit të Rafsanjanit, i cili shihej si politikan i moderuar, dhe Mashaies, i cili është miaruar personalisht nga Ahmadinejadi, lista është e dominuar nga konservatorët ekstremistë.
XS
SM
MD
LG