Ndërlidhjet

logo-print

Një historian vetëvritet në katedralen Notre-Dame


Katedralja Notre-Dame de Paris

Katedralja Notre-Dame de Paris

Një person 78 vjeç ka vrarë veten brenda katedrales Notre-Dame de Paris në kryeqytetin e Francës.

Ai është vetëvrarë me armë zjarri pranë altarit kryesor.

Viktima është identifikuar si Dominique Venner - një historian që ka anuar kah krahu i djathtë.

Venner, së fundmi, është përfshirë në fushatën kundër vendimit të qeverisë për të legalizuar martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Të shtunën, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka nënshkruar në ligj këtë masë.

Katedralja Notre-Dame de Paris është atraksion për turistët dhe sivjet shënon 850-vjetorin e saj.
XS
SM
MD
LG