Ndërlidhjet

Lirohen 5 serbët e rrëmbyer në Libi


24 qytetare te Evropes Lindore akuzohen si mercenare te Gadafit, foto ilustruese nga arkivi...
24 qytetare te Evropes Lindore akuzohen si mercenare te Gadafit, foto ilustruese nga arkivi...
Zyrtarët thonë se pesë shtetasit e Serbisë janë kthyer në shtëpi pasi kaluan 21 muaj si të zënë robë në Libi.

Zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq tha se personat fluturuan prapa për në Serbi të martën, pas disa muaj të gjatë negociatash.

Ata ishin duke punuar në ndërtimin e rrugëve në Libi, kur u rrëmbyen nga rebelët gjatë kryengritjes që rrëzoi Muamar Gadafin.

Ata u akuzuan se ishin mercenare të frocave të Gadafit dhe u mbajtën në paraburgim në qytetin veriperëndimor të Zintanit.

Vuçiq tha se sigurimi i lirimit të tyre ishte i “vështirë”.

Më shumë se një vit pas pëmrbysjes së regjimit të Gadafit, Libia është kapluar nga mungesa e ligjit dhe nga dhuna.
XS
SM
MD
LG