Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetet dërgimi i armëve për kryengritësit sirianë


Siri...

Siri...

Një komitet i Senatit amerikan ka votuar në favor të dërgimit të armëve për kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë së Sirisë.

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit amerikan, votoi të martën 15-3 për legjislacionin, që do të dërgojë armë për anëtarët e moderuar të ”verifikuar” të opozitës siriane.

Masa tani do të konsiderohet nga tërë Senati, ku janë në rritje thirrjet për presidentin Barak Obama, që të bëjë më shumë për të ndihmuar kryengritësit.

Obama deri tani ka mbështetur ndihmat humanitare, por ka qenë i kujdesshëm në dërgimin e armëve për kryengritësit për shkak të frikës se ato mund të përfundojnë në duart e militantëve islamikë.

OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit mes qeverisë së Bashar al Assadit dhe kryengritësve, më shumë se dy vjet më parë, në Siri janë vrarë mbi 70 mijë persona.
XS
SM
MD
LG