Ndërlidhjet

Ekipet e shpëtimit afër fundit të kërkimit në Oklahoma


Oklahoma...
Oklahoma...
Ekipet e shpëtimit po i afrohen fundit të kërkimit për të mbijetuarit dhe të vdekurit pas tornados së fuqishme që kaploi një qytet të shtetit Oklahoma.

Tornado thuhet se mori jetën e 24 personave, në rrethinë të Oklahoma City.

Rreth 200 persona janë trajtuar në spitalet lokale.

Erërat me fuqi deri në 320 kilometra në orë kanë shkatërruar të hënën qindra shtëpi në Moore, përfshirë dhe një shkollë, ku 7 nga nëntë fëmijët janë mbytur.

Të martën, shpëtimtarët kanë shkuar ndërtesë për ndërtesë për të kërkuar viktimat ose të mbijetuarit.

Presidenti amerikan Barack Obama e përshkruajti stuhinë si një nga “tornadot më shkatërrimtare në histori” dhe u zotua për mbështetje federale për rajonin e prekur.
XS
SM
MD
LG