Ndërlidhjet

Koreja V. dërgon emisar special në Kinë


Kore Veriore...
Kore Veriore...
Koreja Veriore tha se ai që cilësohet si “i dërguar special” i liderit Kim Jong Un ka shkuar në Kinë.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha se ai është Choe Ryong Hae, por nuk dha detaje të tjera.

Choe është zyrtar i lartë ushtarak i Koresë Veriore që mbikëqyr forcën prej 1.2 milionë pjesëtarësh. Kina është aleatja e vetme e madhe e Koresë Veriore.

Megjithatë, raportet bilaterale janë zbehur pasi që Kina mbështeti sanksionet e OKB-së mbi Korenë Veriore për testin bërthamor të muajit shkurt.

Kim Jong Un nuk e ka vizituar Pekinin që kur e mori pushtetin pas vdekjes së të atit, Kim Jong Il në dhjetor të 2011.
XS
SM
MD
LG