Ndërlidhjet

Paneli i Senatit miraton reformën e madhe të emigrimit


Proteste ne kerkim te ndryshimit te politikave te imigrimit, Los Angjelos
Proteste ne kerkim te ndryshimit te politikave te imigrimit, Los Angjelos
Një komitet i Senatit e ka miratuar një projekt-ligj gjithëpërfshirës të emigracionit, që do t’iu mundësojë miliona imigrantëve ilegalë rrugën drejt nënshtetësisë.

Komiteti i Drejtësisë i Senatit votoi 13-5 në favor të legjislacionit të martën, që po që se miratohet, do të paraqesë rindërtimin më sinjifikativ të sistemit amerikan të imigrimit që nga viti 1986.

I tërë Senati pritet që ta fillojë punën në legjislacion nga muaji qershor.

Dhoma e Përfaqësuesve ende nuk ka nisur ta avancojë versionin e saj të projektligjit.

Presidenti Barack Obama e ka mirëpritur veprimin e komitetit të Senatit.
XS
SM
MD
LG