Ndërlidhjet

logo-print

Lëshohet nga spitali Imran Khan


Imran Khan

Imran Khan

Ylli i kriketit të Pakistanit i kthyer në politikan, Imran Khan është liruar nga spitali, rreth dy javë pasi pësoi dëmtime të rënda pas rrëzimit në Lahore.

Aksidenti, i 7 majit, nga i cili, ai pësoi thyerjen e tri vërtebrave dhe një brinje, e kanë mënjanuar Khanin nga fushata disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Megjithatë, fushata në përgjithësi e suksesshme e Khanit e ka shtyrë partine e tij, Tehrik-i-Insaf (PTI) që nga një parti margjinale të dalë si e treta më e madhja në vend.

Një zëdhënës, tha se Khan u largua të mërkurën nga spitali dhe tani është në shtëpinë e tij në qytetin lindor të Lahores.
XS
SM
MD
LG