Ndërlidhjet

Google me metodë dërgimi parash përmes e-mailit


Ilustrim

Ilustrim

Qindra miliona përdorues të Google tashmë dërgojnë fotografi, dokumente, video përmes shërbimeve të Gmail-it të kompanisë.

Por, tash, gjiganti i kërkimeve në internet po mundëson edhe dërgimin e parave.

Google e shpalli metodën e re të pagesës në një konferencë në San Francisko dhe tha se ajo do të funksionojë edhe për pranuesit e parave që nuk kanë llogari në Gmail.

Skema është e ndërlidhur me shërbimet e pagesave të kompanisë, Google Wallet, dhe do të jetë falas për përdorim nga përdoruesit që lidhen direkt me llogaritë e tyre bankare.
XS
SM
MD
LG