Ndërlidhjet

Kryeministri kinez viziton Pakistanin


Pakistan

Pakistan

Kryeministri kinez Li Keqiang gjendet në Pakistan në një vizitë dyditëshe, që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik.

Li arriti në Islamabad pas një udhëtimi në Indi në fillim të kësaj jave.

Kryeministri kinez shoqërohet nga ministrat e kabinetit, zyrtarë të tjerë të lartë dhe biznesmenë.

Li është takuar me presidentin Asif Ali Zardari dhe kryeministrin në largim, Hatsar Khan Khoso.

Li pritet ta mbajë një takim të enjten me ish kryeministrin Nawaz Sharif, i cili është gati të fillojë një mandat të tretë në detyrë pasi që partia e tij Liga Myslimane e Pakistanit, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të majit.

Li ka thënë se dy fqinjët duhet të bashkëpunojnë për ta bërë prioritet prodhimin e energjisë.

Islamabadi kërkon të përfundojë një krizë energjetike, që shkakton ndërprerje të theksuara të përditshme të energjisë, duke e çuar ekonominë e vendit afër stagnimit.
XS
SM
MD
LG