Ndërlidhjet

Vetëvrasja në Notre-Dame, “akt politik”


n Marine Le Pen

n Marine Le Pen

Liderja e krahut të majtë në Francë, Marine Le Pen, ka shprehur ngushëllime për personin, i cili është vetëvrarë të martën në katedralen Notre-Dame de Paris, në kryeqytetin francez.

Le Pen, e cila udhëheq Frontin Kombëtar, ka thënë se akti është “politik” dhe “shenjë zgjimi për popullin e Francës”.

Personi i vetëvrarë shtë identifikuar si Dominique Venner, një historian, i cili, së fundmi, është përfshirë në fushatën kundër vendimit të qeverisë për të legalizuar martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Të shtunën, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka nënshkruar në ligj këtë masë.

Le Pen ka qenë rivale e Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG