Ndërlidhjet

BB do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën


Prishtinë

Prishtinë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim z.Gino Alzetta, drejtor ekzekutiv dhe përfaqësues i Kosovës në Bankën Botërore.

Me këtë rast, Hamza e ka njoftuar atë mbi zhvillimet aktuale ekonomike dhe financiare në Kosovë, me fokus të veçantë në progresin e arritur në projektet që BQK-ja është duke i implementuar përmes mbështetjes financiare dhe teknike të Bankës Botërore.

Alzetta ka nënvizuar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejme të zhvillimit institucional e ekonomik të Kosovës, me fokus të veçantë në rritjen e mëtejme të sektorit privat, edukimit dhe trajnimit të fuqisë punëtore, si dhe sektorit të energjisë, thuhet në një komunikatë për media të BQK-së.
XS
SM
MD
LG