Ndërlidhjet

Hague: Irani e Hezbollahu mbështesin Assadin


Sekretari i jashtëm britanik, William Hague.
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague.
Sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Irani dhe grupi militant i Hezbollahut janë duke i dhënë presidentit sirian, Bashar al-Asad, mbështetje gjithnjë e më të madhe.

Duke folur në një konferencë për media në Aman të Jordanisë, Hague ka thënë se regjimi i Assadit “është duke u mbajtur nga të tjerët”.

Ai ka thënë se Britania do të inkurajojë fuqitë ndërkombëtare që të caktojnë datën për një konferencë, në të cilën do të bëheshin përpjekje për t’i dhënë zgjidhje konfliktit dyvjeçar.

Hague ndodhet në Aman për takim me Miqtë e Sirisë – grup që mbështet opozitën ndaj Assadit.

Përveç tij, takimi po ndiqet edhe nga diplomatë të Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Italisë, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG