Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu gazetari turkmen i REL-it


Rovshen Yazmuhamedov

Rovshen Yazmuhamedov

Autoritetet e Turkmenistanit kanë liruar gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Rovshen Yazmuhamedov, të arrestuar dy javë më parë.

Ai është burgosur në qytetin Turkmenabat, por mbeten të paqarta arsyet e aktit.

Yazmuhamedov punon për Radion Evropa e Lirë qysh në shtator të vitit 2012.

Raportet e tij janë fokusuar kryesisht në çështjet sociale.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për arrestimin e tij dhe u ka bërë thirrje autoriteteve turkmene të shpjegojnë arsyet e burgosjes.
XS
SM
MD
LG