Ndërlidhjet

Merkel - gruaja më me ndikim në botë


Kancerlarja gjermane, Angela Merkel.

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel.

Revista amerikane “Forbes”, për të tretin vit me radhë, ka vendosur kancelaren gjermane, Angela Merkel, në krye të listës së grave më me ndikim në botë.

Ajo pasohet nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ndërsa në vendin e tretë qëndron Melinda Gates, bashkëshortja e miliarderit Bill Gates dhe udhëheqëse e fondacionit “Bill dhe Melinda Gates”.

Lista vjetore e Forbes-it përfshin gratë me ndikim në politikën globale, biznese, media, teknologji dhe organizata jofitimprurëse, duke i radhitur në bazë të parave dhe pranisë në media.

Në mesin e grave të pozicionuara lart sivjet janë edhe Sheryl Sandberg, drejtore e kompanisë Facebook, dhe Marissa Mayer, drejtore e Yahoo-së.
XS
SM
MD
LG