Ndërlidhjet

Turqia “parandalon” sulme ndaj refugjatëve sirianë


Kampe të refugjatëve sirianë
Kampe të refugjatëve sirianë
Autoritetet turke kanë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimet se kanë planifikuar sulme ndaj refugjatëve sirianë.

Arrestimet kanë ndodhur në provincën Hataj, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Sirinë.

Guvernatori i provincës, Celalettin Lekesiz, ka thënë se të dyshuarit janë të gjithë shtetas turq dhe se ata “kanë planifikuar të bombardojnë kampet dhe të rrëmbejnë refugjatë”.

Në Turqi janë të regjistruar rreth 200,000 refugjatë sirianë.

Arrestimet kanë ndodhur pas vrasjes së 51 personave nga shpërthimi i makinave bomba në qytetin Rejhanli, provinca Hataj, më 11 maj.

Sulmi ka rritur frikën se konflikti i Sirisë mund të përhapet në vendet fqinje.

Ankaraja ka akuzuar Qeverinë siriane për përfshirje në këtë sulm – akuzë që është hedhur poshtë nga Siria.
XS
SM
MD
LG