Ndërlidhjet

Anëtarja e “Pussy Riot” në grevë urie


Maria Alyokhina
Maria Alyokhina
Gjykata në Berzniki të Rusisë ka shtyrë për nesër seancën dëgjimore për lirimin me kusht të Maria Alyokhinas – anëtare e grupit Pussy Riot.

Kjo, pasi Alyokhina ka refuzuar të marrë pjesë përmes video-linkut në seancë dhe ka kërkuar të jetë e pranishme fizikisht – gjë që është hedhur poashtë nga gjykata.

Alyokhina më pas ka njoftuar se ka hyrë në grevë urie.

Ajo dhe Nadezhda Tolokonnikova janë duke vuajtur dënimin prej dy vjetësh burgim, pasi janë dënuar për “huliganizëm, të motivuar nga urrejtja fetare”, pas performancës anti-qeveritare në një katedrale të Moskës.
XS
SM
MD
LG