Ndërlidhjet

logo-print

Refuzohet lirimi me kusht i Musharrafit


Pervez Musharraf

Pervez Musharraf

Një gjykatë në Pakistan ka refuzuar lirimin me kusht të ish-sunduesit ushtarak, Pervez Musharraf, në rastin që lidhet me shkarkimin e disa gjyqtarëve në vitin 2007.

Prokurori publik, Aamir Nadeem, ka thënë se gjykata anti-terroriste në Islamabad ka refuzuar kërkesën e Musharrafit, pas dëgjimit të mbrojtjes dhe të prokurorisë.

Vendimi vjen dy ditë pasi një gjykatë tjetër i ka ofruar Musharrafit lirim me kusht në rastin që lidhet me vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto.

Musharraf akuzohet se ka dështuar të sigurojë mbrojtje adekuate për Bhutton, e cila është vrarë në një fushatë parazgjedhore, në dhjetor të vitit 2007.

Ai ka qenë në paraburgim në rezidencën e tij, jashtë Islamabadit, qysh më 19 prill, për rastet që lidhen me shkarkimin e gjyqtarëve, me konspiracionin për vrasjen e Bhuttos dhe me vrasjen e një lideri fisnor, më 2006.
XS
SM
MD
LG